Mendimi i dytë mjekësor

Ju mund të merrni një konsultë nga mjekët më të mirë të Anadolu Medical Center në lidhje me sëmundjen dhe trajtimin e nevojshëm falas pa u nda nga shtëpija juaj! Për këtë, ju duhet të na dërgoni raportet tuaja mjekësore dhe imazhet radiologjike në formë elektronike. Ekspertët tanë do t’i shqyrtojnë ato dhe do t’ju japin mendimin e tyre brenda 48 orëve.

Është shumë e rëndësishme që çdo histori mjekësore të studiohet nga një ekip i tërë mjekësh në drejtime të ndryshme: ata së bashku vlerësojnë korrektësinë e diagnozës dhe zgjedhin planin më optimal të trajtimit. Kjo qasje shumëdisiplinore është veçanërisht e rëndësishme për sëmundjet komplekse, siç është onkologjia e cila kërkon pjesëmarrjen e një sërë specialistësh të kualifikuar. Nëse, pas marrjes së Mendimit të Dytë Mjekësor, vendosni të vini në Anadolu Medical Center, koordinatorët tanë do t’ju ndihmojnë të organizoni udhëtimin e juaj: rezervimi i hotelit, organiyimi i transferit falas nga aeroporti në spital dhe anasjelltas, si dhe organiyimi i të gjitha konsultimeve dhe procedurave të nevojshme. Gjatë gjithë trajtimit në klinikë, do të shoqëroheni nga një përkthyes shqipfolë. Pas kthimit në shtëpi, specialistët e Departamentit tonë Ndërkombëtar do t’ju ndihmojnë të qëndroni në kontakt me mjekët dhe të zgjidhni çdo çështje që lind.

Hapat e mendimit të dytë mjekësor

Paraqitni kërkesën tuaj për mjekim.

Specialistët tanë do t'ju kontaktojnë.

Dërgoni raportet e nevojshme dhe analizat.

Brenda 48 orëve do të merrni një konsultë mjekësore falas.

Dërgoni dokumentacionin për mendim të dytë falas

Përshkruani diagnozën — specialisti do të përgjigjet brenda 48 orëve. Skedarët mund t'i dërgoni pas aplikimit përmes WhatsApp ose e-mailit.

Ose na shkruani drejtpërdrejt: WhatsApp · me telefon

Ju nevojitet një mendim i dytë mjekësor?

Dërgoni dokumentacionin mjekësor — specialisti i klinikës Anadolu do të vlerësojë falas diagnozën dhe do të propozojë planin e trajtimit. Përgjigje brenda 48 orëve.

WhatsApp Na telefononi