Rreth nesh

Share on

Kryesia

Türkan Özilhan Tacir

KRYESHEFE EKZEKUTIVE
Türkan Özilhan Tacir | KRYESHEFE EKZEKUTIVE

Ms. Özilhan diplomoti nga Universiteti Oglethorpe në vititn 1996. Ajo ka punuar në Anadolu Holding si Asistente Specialiste për çështje Financiare nga viti 1996 në vitin 1998, dhe si specialiste e Burimeve Njerëzore prej vitit 1998 deri në vitin 2000. Türkan Özilhan vazhdoi të punon si Mbikqyrëse e Vazhdimësisë së Shërbimeve të Kujdesit në Qendrën Mjekësore Anadolu në vitin 2004, Menaxhere e Shërbimeve për Pacientë në Qendrën Mjekësore Anadolu mes viteve 2004 dhe 2007, Drejtoreshë e Shërbimeve Logjistike në Qendrën Mjekësore Anadolu mes viteve 2007 dhe 2011, dhe Drejtoreshë e Shërbimeve Administrative në Qendrën Mjekësore Anadolu prej vitit 2011 deri më 1 Korrik 2014. Zonja

Türkan Özilhan Tacir shërben si kryeshefe ekzekutive që nga data 1 Korrik 2014.

N. Yalçın İlker

DREJTORI I SHËRBIMEVE MJEKËSORE
N. Yalçın İlker | DREJTORI I SHËRBIMEVE MJEKËSORE

Prof. Dr. N.Yalçın İlker u lind në Ankara më 24 Shtator, 1956. Ai shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në kolegjin TED të Ankarasë mes viteve 1967 dhe 1974. Studimet i vazhdoi në Shkollën Mjekësore të Universitetit Ondokuz Mayis në Samsun mes viteve 1974 dhe 1980. Specializimin e kreu në Universitetin e Hacettepes në Departamentin e Urologjisë në vitin 1984. Pasaj shërbeu si Profesor Asistent i Urologjisë në Departamentin e Urologjisë në Universitetin Marmara mes viteve 1989 dhe 1994, dhe si Profesor i Urologjisë pas vitit 1994. Para se ti bashkangjitej Grupit tonë, Dr. Yalçın İlker si anëetar i Komisionitë për Planifikim dhe Hulumtim të Edukimit para-diplomik të Universitetit Marmara mes viteve 1998 dhe 2001; si koordinator dhe menaxher të Fondacionit të Shkollës së Mjekësisë së Universitetit Ankara mes viteve 2002 dhe 2004, dhe më vonë si Drejtor i Shërbimeve të Operimit në Universitetin Marmara mes viteve 2000 dhe 2004. Dr. N. Yalçın İlker prej datës 1 Dhjetor 2004 ka shërbyer si mjek specialist në Qendrën Mjekësore Anadolu dhe është zgjedhur si Drejtor i Shërbimeve Mjekësore më 1 Nëntor 2012. Dr. Ilker e flet gjuhën Angleze, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Elif Akbal

KRYESHEFE E INFERMIERISË
Elif Akbal | KRYESHEFE E INFERMIERISË

Elif Akbal u lind në Kahramanmaraş më 15 Korrik 1961. Shkollimin e mesëm e kreu në Kolexhin Privat Çamlıca në vitin 1979 dhe diplomoi nga Shkolla e Infermierisë në Universitetin Hacettepe në vitin 1984. Zonja Akbal e kreu Magjistraturën në Departamentin e Menaxhimit të Spitaleve dhe Organizatave të Shëndetësisë në Institutin e Shkencave Shoqërore në Universitetin e Stambollit në vitin 2000. Para se ti bashkangjitej grupit, Akbal punoi si infermiere në Njësinë e Operacioneve Spitalit Akış në Ankara prej 1984 deri 1985; infermiere në Spitalin Topkapı në Mersin prej 1985 deri më 1986; kryeinfermiere në Spitalin Topkapi mes viteve 1986 dhe 1988; Nën-drejtoreshë e Institutit Kardiologjik të Universitetit të Stambollit mes viteve 1988 dhe 1994; Kryeshefe e Infermierisë në Spitalin Florence Nightingale – Fondacioni Turk i Kardiologjisë mes viteve 1994 dhe 1999; Ligjëruese në Shkollën e Infermierisë të Spitalit Florence Nightingale mes viteve 1996 dhe 1998; Konsulente në Fondacionin Bazkent të Shëndetsisë dhe Edukimit mes viteve 2000 dhe 2001; Kreyeshefe e Infermierisë në Spitalin Privat Zviceran prej Janarit të vitit 2001 deri në Prill të vitit 2005; dhe Kryeshefe e Infermierisë së Spitalit të Universitetit Yeditepe prej Prillit të vitit 2005 deri në Dhjetor të vitit 2011. Elif Akbal iu bashkangjitë Qendrës Mjekësore Anadolu  më 8 Prill, 2013. Ajo është e martuar dhe ka një fëmijë.

İrem Ergün

DREJTORESHË E SHËRBIMEVE ADMINISTRATIVE
İrem Ergün | DREJTORESHË E SHËRBIMEVE ADMINISTRATIVE

Zonja Ergün diplomoi në Shkollën e Mjekësisë së Universitetit të Ankarasë në vitin 1993. Magjistraturën e kreu në Dpeartamentin e Menaxhimit të Shëndetësisë në Universitetin  Başkent në vitin 1998, dhe doktoraturën në Menaxhimin Ndërkombëtar të Shëndetësisë në Universitetin Marmara në vitin 2007.  Para se ti bashkangjitej Qendrës Mjekësore Anadolu, ajo punoi si Koordinatore e Cilësisë dhe Hulumtimit në Spitalin Memorial mes viteve 1999 – 2001, Drejtoreshë e Operacioneve në Grupin Flornce Nightingale mes viteve 2001 – 2009, Drejtoreshë e Operacioneve në Spitalin Şafak në Stamboll mes viteve 2009 – 2011, Drejtoreshë e Operacioneve në Grupin Senior Assist të Belgjikës, dhe si nëndrejroreshë e Zhvillimit të Biznesit në Qendrën Mjekësore Anadolu mes viteve 2012-2014. Zonja Ergün ka shërbyer si Drejtoreshë e Shërbimeve Administrative prej datës 1 Korrik 2014.

Aslı Akyavaş

DREJTORESHË E SHËRBIMEVE NDËRKOMBËTARE
Aslı Akyavaş | DREJTORESHË E SHËRBIMEVE NDËRKOMBËTARE

Zonja Akyavaş diplomoi nga Universiteti i Bosforit, Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare nga viti 1996. Ajo e përfundoi programin e çertifikatave të Marketingut në Universitetin e Kalifornisë në vitin 2002. Mes viteve 1996 dhe 2001 ajo punoi si Menaxhere e Produkteve dhe Reklamimit Ndërkombëtar në kompaninë Arçelik. Në vitet 2002 – 2004 ajo punoi si Drejtoreshë e Marketingut në Ricline Textiles. Mes viteve 2005 – 2007 punoi si Mbikqyrëse e Shërbimeve Ndërkombëtare në Qendrën  Mjekësore Anadolu dhe Menaxhere e Shërbimeve Ndërkombëtare në vitet 2007 – 2010. Ajo shërben si Drejtoreshë e Shërbimeve Ndërkombëtare prej Prillit të vitit 2010.

Timuçin Yurdanur

DREJTORI I ÇËSHTJEVE FINANCIARE
Timuçin Yurdanur | DREJTORI I ÇËSHTJEVE FINANCIARE

Z. Yurdanur kreu fakultetin e Ekonomisë në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme në vitin 1997. Në vitin 2004 e kreu programin ekzektuiv Master të Menaxhimit të Biznesit  në Universitetin Koç. Ai është kontabilist publik i çertifikuar. Karrierën e filloi si Specialist i Kontrollit Financiar në Zyrën e Financave në Holdingun Anadolu të Industrisë në vitin 1997. Vazhdoi punën si Kontroller Financiar mes viteve 2001 dhe 2005. Në vitin 2005 u bë Menaxher i Kontrollit Financiar në Qendrën Mjekësore Anadolu në vitin 2005 dhe Drejtor i Çështjeve Financiare që nga Janari i vitit 2010.

Dr. Cengiz Gül

DREJTOR I SHITJEVE VENDORE DHE ZHVILLIMIT TË BIZNESIT
Dr. Cengiz Gül | DREJTOR I SHITJEVE VENDORE DHE ZHVILLIMIT TË BIZNESIT

Dr. Cengiz Gul u lind në Usak në vitin 1969. Ai diplomoi nga Shkolla e Mjekësisë së Universitetit të Selcukut në vitin 1993 dhe përfundoi Studimet e Masterit në Universitetin Marmara, ku në vitin 1999 kreu Masterin e Administrimit të Institucioneve Mjekësore në Institutin e Shkencave Mjekësore të këtij universiteti. Ai po i përcjellë studimet e doktoraturës në Menaxhimin e Performancës në Departamentin e Shëndetësisë dhe Politikave Shëndetsore në po të njëjtin universitet. Para se ti bashkangjitej Grupit, Dr. Gul punoi në pozita administrative në institucione publike të shëndetit prej vitit 1993 deri më 1999. Ai punoi në Medex International Co. Prej vitit 1999 deri më 2003 si zëvendës Menaxher i Përgjithshëm për Departamentin e Palëve të Treta dhe Dëmeve; si zëvendës Menaxher i Përgjithshëm për Operacione dhe Cilësi pranë Medline Alarm Health Services Co.;  Koordinator i Investimeve në Shëndetësi të Esas Holding mes viteve 2005 dhe 2007; Drejtor i Shërbimeve Mjekësore dhe Ndihmës i Drejtorit të Shërbimeve Mjekësore mes viteve 2010 – 2012 dhe Zëvendës-Drejtor i Çështjeve Financiare në Qendrën Mjeksore Anadolu mes viteve 2012 – 2014. Dr. Gül shërbeu si Drejtor i Shitjeve Vendore dhe i Zhvillimit të Biznesit në Qendrën Mjekësore Anadolu prej 1 Korrikut të vitit 2014. Dr. Gul e zotëron gjuhën angleze, është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

Burak Uzkan

DREJTOR I SISTEMEVE TË INFORMACIONIT
Burak Uzkan | DREJTOR I SISTEMEVE TË INFORMACIONIT

Mr. Uzkan diplomoi nga Universiteti Hacettepe, Departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe Elektronike në vitin 1993 dhe përfundoi MBA-në në Universitetin Bilkent në vitin 1995. Punoi si Menaxher i Kontrollit të Cilësisë në Elmko mes viteve 1995-1996, dhe si Mbikqyrës i Zgjidhjeve Biznesore mes viteve 1996 – 2004. Z. Uzkanhas filloi punën  në Qendrën Mjekësore Anadolu si Menaxher i Sistemeve të Informacionit mes viteve 2004 dhe 2014. Ai shërben si Drejtor i Sistemeve të Informacionit që nga data 1 Korrik, 2014.

Dr. Özgür Devrim Kılıç

Ndihmes i Drejtorist te Sherbimeve Mjekesore/ Kryemjek – Drejtor Pergjegjes
Dr. Özgür Devrim Kılıç | Ndihmes i Drejtorist te Sherbimeve Mjekesore/ Kryemjek – Drejtor Pergjegjes

Fakulteti i Mjeksise ne Universitetin ‘’19 maj’’ ne vitin 1996, ne Menaxhimin e Shendetit ka diplomuar ne Universitetin ‘’Okan’’ ne vitin 2012, ne drejtorin e tyre ka punuar ne mes te viteve 1997-2010, ne Spitalin ‘’Şifa’’ ne Pendik, ne Spitalin Regjional  ne Stamboll, ne Spitalin ‘’Medicalpark’’ ne Göztepe, ne Spitalin ‘’Memorial’’ ne Atashehir ka punuar si Drejtor mbas vitit 2010, ne spitalin ‘’Anadolu’’ ne kuader te Drejtorise se Sherbimeve Mjekesore ka filluar si Mjek i katit ne vitin 2014, si Ndihmes i Drejtorit te Sherbimeve Mjekesore dhe vazhdon si Kryemjek/ Drejtor Pergjegjes qe nga 1 Janari 2016.

 

Rastet e pacienteve

Meso nga eksperienca e
pacienteve tane
Shiqo    Lexo
 

Copyright © 2014
Anadolu Sağlık Merkezi
All Rights Reserved