Rreth nesh

Share on

Mirë se vini në Qendrën Mjekësore Anadolu

Qendra Mjekësore Anadolu financohet nga Fondacioni Anadolu dhe ka dy karakteristika kryesore: statusin jo-fitimprurës dhe lidhjen e saj të veçantë me institutin me nam botëror Johns Hopkins Medicine.

Përkushtimi për shëndet dhe mirëqenie ka qenë prioriteti kryesore që nga fillimi, kur dy familjet e mirënjohura, Yazıcı dhe Özilhan themeluan Fondacionin Anadolu në vitin 1979.

Anadolu është qendër e perfeksionit në teknologji të avansuar të trajtimeve onkologjike (PET-CT, CyberKnife, TrueBeam, Transplanti i Palcës së Kockës). Këto programe të avansuara të udhëhequra nga një ekip i mjekëve me përvojë ndërkombëtare janë të vlerësuara në Turqi dhe përtej.

Shërbimet inovative dhe të integruara mjekësore janë të bazuara në çasje me fokus në pacientin. Qendra Mjekësore ofron teknologjinë e fundit në një ambient mikpritës për pacientët. Çdo pacient trajtohet me dedikim maksimal të një ekipi prej ekspertëve dhe profesionistëve të shëndetsisë. Respektimi i pacientëve dhe familjarëve të tyre nënkuton ofrimin e një përkrahjeje të nevojshme në çdo fazë të trajtimit. Diagnostifikimi i qartë, siguria dhe komfori i pacientit janë prioritet.

I pozicionuar në një lokacion të qetë buzë detit, spitali qëndron largë zhurmës së qytetit, por në pozicion të favorshëm për transport. Kompleksi po ashtu e posedon një hotel me 75 shtretër që gjindet në kuadër të tij.

Qendra Mjekësore Anadolu ofron shërbime të kujdesit shëndetsor pacientëve nga 65 shtete në mënyrën më moderne dhe tërësore.

 

Rastet e pacienteve

Meso nga eksperienca e
pacienteve tane
Shiqo    Lexo
 

Copyright © 2014
Anadolu Sağlık Merkezi
All Rights Reserved