Rreth nesh

Share on

Akreditimet e Spitalit

Çertifikatat e Cilësisë në Shërbime

Qendra Mjekësore Anadolu posedon Akreditimin e Komisionit të Përbashkët Ndërkombëtar (Joint Commision International – JCI), Sistemin e Menaxhimit të Integruar, ESMO – Shoqata Europiane për Onkologji Mjekësore dhe certifikatën e Spitaleve me kushte të favorshme për fëmijë (Baby-Friendly).

Qendra Mjekësore Anadolu është strukturuar me çasje me baza të forta dhe është dizajnuar në respektim të kritereve kombëtare dhe ndërkombëtare të akreditimit dhe standardizimit.

  • 1.Integrated Management Systems

Qendra Mjekësore Anadolu e ka fituar Çertifikatën e Sistemeve të Integruara të Menaxhimit mbrenda vitit të parë të themelimit.

Qendra Mjekësore Anadolu i posedon certifikatat e mëposhtme;

ISO 9001-2000: Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë

ISO 14001: Sistemi i Menaxhimit Mjedisor

OHSAS 18001: Sistemi i Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë.

ISO 9001 – 2008 Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë

ISO është një Organizatë Ndërkombëtare për Standardizim.  Në Turqi, studimet e çertifikatave të produkteve janë inicuar nga TSE (Instituti Turk i Standardeve). Çertifikimet e para për institucionet shëndetësore janë performuar në vitin 1996.

Standardet ISO 9000 sqarojnë thelbin e sistemit të menaxhimit të cilësise dhe specifikojnë terminologjinë për metodat e cilësisë. Kjo mund të përmbledhet ndër 6 tituj:

  • Kushtet e Përgjithshme
  • Kushtet e Dokumentimit
  • Përgjegjësitë e Administratës
  • Menaxhimi i Burimeve
  • Implementimi i Produkteve/Shërbimeve
  • Matjet, Analizat dhe Përmirësimi

Standarded ISO 9001 specifikojnë kushtet që një institucion duhet t’i përmbushë për ta rritur kënaqësinë e klientit dhe plotësuar kushtet e përcaktuara për sistemin e menaxhimit të cilësisë.

Standarded ISO 9004 ofron një udhëzues  që e mat efikasitetin dhe produktivitetin e sistemit të menaxhimit të cilësisë. Synimi është përmirësimi i performancës dhe kënaqësia e klientëve.

Standarded ISO 19011 ofrojnë një udhëzues për sistemet e menaxhimit mjedisor dhe të cilësisë.

ISO 14001 Sistemi i Menaxhimit Mjedisor 

ISO 14001 është një hap i ndërmarrë me qëllim të mbrojtjes së strukturës natyrale dhe karakteristikave mjedisore.

Standarded e Sistemit të Menaxhimit Mjedisor ISO 14001 inkurajojnë përdorimin e teknologjive që nuk i shkatërrojnë mjedisin dhe burimet natyrore si dhe e ngrisin vetëdijen në këtë drejtim. Ky sistem poashtu eliminon produktet dhe materialet bazë që e dëmtojnë mjedisin.

Sistemi i Menaxhimit Mjedisor ISO 14001 është ndërtuar me qëllim të spefikimit dhe vlerësimit të ndikimeve mjedisore të shërbimeve të ofruara nga spitali ynë dhe ti marrë nën kontroll ndikimet që mund të shkaktojnë rezultate të rëndësishme. Parimi i Qendrës Mjekësore Anadolu për përcjellje të afërt të praktikave bashkëkohore është kusht i domosdoshëm për sistemin e menaxhimit mjedisor.

Një institucion i cili e fiton të drejtën e posedimit të çerfikiatës ISO 14001 të Sistemit të Menaxhimit Mjedisor, duke i përmbushur kriteret e kësaj çertifikate:

  • Kontribon në preventimin e ndotjes së mjedisit duke i menaxhuar mbeturinat dhe siguruar riciklimin e tyre.
  • Redukton konsumin e burimeve natyrore përmes shfrytëzimit efikas të tyre.
  • I ul shpenzimet duke i kontrolluar mbeturinat.
  • Krijon një sens të fuqishëm të besimit në shoqëri duke e siguruar mbrojtjen e mjedisit dhe formimin e vetëdijes mjedisore.
  • I bën punëtorët e vet krenar për punën që e bëjnë në një institucion i cili e respekton shoqërinë dhe mjedisin.

Qendra Mjekësore Anadolu i plotëson të gjitha kushtet ligjore dhe vazhdimisht përmirësohet në këto fusha në kuadër të synimeve të sistemit të menaxhimit të mjedisit:

  • Kontrolli i mbeturinave mjekësore
  • Kontrolli i mbeturinave të rrezikshme
  • Ofrimi i sigurisë nga radiacioni
  • Kontrolli i mbeturinave solide
  • Kontrolli i ndotjes së ujit
  • Mbrojtja e cilësisë së ajrit
  • Kontrolli i zhurmës
  • Ofrimi i mundësisë së riciklimit të xhamave, letrave, tonerëve dhe mbeturinave yndyrore të reciklueshme.
  • Trajnimi i punëtorëve, pacientëve, familjarëve të pacientëve dhe nënkontraktuesve rreth mjedisit.
  • Shfrytëzimi efikas i burimeve natyrore
  • Mbledhja e mbeturinave përmes veturave të mbyllura, të padepërtueshme dhe me izolim të aromave të këqija.

Çfarë arrin një spital duke e aplikuar Sistemin ISO 14001 të Menaxhimit Mjedisor?

Spitali ofron shërbime në respektim të ligjeve dhe rregulloreve për mjedisin. Menaxhon dhe kontrollon mbeturina mjekësore, solide, të lëngta dhe të rreikshme, menaxhimin e lirimit të gazrave, kontrollon zhurmën dhe radiacionin në përputhshmëri me rregulloret përkatëse.

Spitali është i përgatitur për fatkeqësitë dhe siguron vazhdueshmërine e suksesit të vet.

OHSAS 18001 Sistemi i Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë

OHSAS 18001 Sistemi i Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë përshkruan elementet e aktiviteteve që ndikojnë në shëndet dhe siguri. Synimi është përshtatja në ligjet përkatëse, ofrimi i përmirësimit të vazhdueshëm, matja e zhvillimit të ambientit të punës dhe arritja e objektivave.

OHSAS 18001 Sistemi i Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë ofron një ambient të sigurt dhe shëndoshë të punës për punëtorët. Sistemi i Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë i përkrah punëtorët në realizimin e studimeve të planifikuara dhe sistematike rreth sigurisë dhe shëndetit në punë.

  • 2.JCI (Joint Commission International) Accreditation

Qendra Mjekësore Anadolu është akredituar nga JCI më 17 Shkurt, 2007. Kjo çertifikatë nënkupton që institucioni i ka përmbushur të gjitha kriteret mbrenda kornizës së një seti të standardeve të specifikuara nga JCI për përmirësimin e cilësisë së kujdesit ndaj pacientëve, uljen e rreziqeve duke ofruar një ambient të sigurtë për pacientët dhe punëtorët, si dhe ofrimin e përmirësimit të vazhdueshëm. Vlerësimet për përtërirjen e çertifikatës performohen në baza tre-vjeçare. Standarded e JCI janë të mbledhura nën 2 tituj kryesorë dhe përfshijnë standarded për pacientë dhe standardet për menaxhim.

Standarded për Pacientë

Synimet Ndërkombëtare për Sigurinë e Pacientit

Kujdesi dhe Vazhdimësia e Kujdesit, të Drejtat e Pacientëve dhe Familjarëve të Pacientëve, Vlerësimi i Pacientëve, Kujdesi i Pacientëve, Anestezioni dhe Operacioni, Menaxhimi dhe Shfryëtzimi i Ilaçeve, Trajnimi i Pacientëve dhe Familjarëve të Pacientëve.

Standarded për Menaxhim

Përmirësimi i cilësisë dhe Siguria e Pacientit

Parandalimi dhe Kontrollimi i Infektimeve

Qeverisja, Lidershipi dhe Drejtii

Menaxhimi dhe Siguria në Objekte

Kualifikimet e punëtorëve dhe trajnimet

Menaxhimi i Komunikimit dhe Informatave

  • 3.ESMO (European Society for Medical Oncology)

Kjo çertifikatë jipet nga Shoqata Europiane për Onkologji Mjekësore. Çertifikata është marrë në Tetor të vitit 2007 dhe ri-përtërirja e çertifikatës bëhet në baza trevjeçare. ESMO vlerëson cilësinë e kujdesit për pacientët e onkologjisë dhe sigurohet që të gjitha nevojat e këtyre pacientëve janë identifikuar dhe që janë ndërmarrë masat në këtë drejtim.

  • 4.BABY-FRIENDLY HOSPITAL

Kjo çertifikatë është dhënë në vitin 2006 nga Ministria e Shëndetësisë, si rezultat i praktikave të suksesshme të dhënjes gji, të rekomanduara nga WHO dhe UNICEF-i. Kjo përsëritet çdo vit.

Anadolu Medical Center is a member of the Turkish Quality Association (KalDer)

The Turkish Quality Association (KalDer) is a non-governmental organization, founded by a group of volunteers in 1991.

The purpose of KalDer is to create appropriate environment for all private and public institutions and organizations and all non-governmental organizations to obtain quality degrees on international level and to enhance their competitiveness. KalDer has over 2.100 corporate members. KalDer is a member of the European Foundation of Quality Management (EFQM). It has initiated the implementation of Total Quality Management and International Quality Movement in Turkey. Anadolu Medical Center has become a member of KalDer in March 14, 2008.

Çfarë nënkupton anëtarisa në KalDer?

Synohet rritja e vazdhueshme e konkurrueshmërisë.

Të qenurit pjesë e Lëvizjes për Cilësi Ndërkombëtare

Ofrimin dhe gjetjen e më shumë mundësive për këmbim dhe mësim

Të qenurit njëra nga kompanitë që e njohin Clësinë dhe Perfekcionin si besim thelbësor.

Të qenurit pjesë e një familjeje të madhe ndërkombëtare

Të përfitohet së bashku me të gjithë pjesëmarrësit në secilin aspekt

Qendra Mjekësore Anadolu është anëtare e SKID (Asociacioni Turk për Përmirësim të Cilësisë në Shëndetësi)

Asociacioni Turk për Përmirësim të Cilësisë në Shëndetësi (SKID) është organizatë jo-qeveritare, e cila është themeluar me qëllim të bashkimit të individëve që punojnë drejt ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetsore.

Vizioni i asociacionit është përmirësimi i cilësisë në shëndetësi në Turqi dhe arritja e nivelit të standardeve ndërkombëtare, duke u bërë institucion lider, instruktiv dhe i referuar në këtë lëmi.

Misioni i shoqatës është përmirësimi i cilësisë së jetës në shoqëri.

  • T’i mundësojë asociacionit të jetë pjesë e sektorit të shëndetësisë,
  • Të zhvilojë politika dhe modele në temat si shërbimet e kujdesit mjekësor, cilësi në kujdesin mjekësor dhe sigurinë e pacientit,
  • Të ngris vetëdijen shoqërore në temat që kanë të bëjnë me asociacionin,
  • Të ofrojë shërbime të trajnimit dhe këshillimit rreth sektorit të shëndetësisë,
  • Të publikojë publikime të speciazuara,
  • Të zhvillojë dhe përkrahë studime krahasuese,
  • Të zhvillojë kampanje për përmirësim të cilësisë dhe
  • Të ndërojë marrëdhënie dhe krijojë sinergji me sektorin e OJQ-ve.
 

Rastet e pacienteve

Meso nga eksperienca e
pacienteve tane
Shiqo    Lexo
 

Copyright © 2014
Anadolu Sağlık Merkezi
All Rights Reserved