Pacientët ndërkombëtare

Share on

Pse të Zgjedhni Shërbim të Personalizuar në Qendrën Mjekësore Anadolu?

Nëse jeni në kërkim të një opinioni të dytë mjekësor apo keni ndonjë operim të ndërlikuar, ju mund të përfitoni nga ekspertiza klinike dhe trajtimet inovative të ofruara nga profesionistët e Qendrës Mjekësore Anadolu.

Rehatia dhe kënaqësia juaj është prioriteti ynë kryesor. Ne ju ofrojmë kujdesin më të përshtatshëm përmes stafit të specializuar, për të ju ndihmuar lidhur me çdo aspekt të vizitës suaj.

Ne ju ofrojmë një sërë shërbimes për të ju bërë që të ndiheni të mirëseardhur dhe të ju sigurojmë që vizita juaj të kalojë në mënyrë sa më të mbarë.

Kujdestari juaj personal bëhet një aleat i besuar duke u njoftuar me ju dhe familjen tuaj, përderisa punohet në mënyrë të palodhshme për t’ua bërë qëndrimin në spital sa më të kënaqshëm dhe pa kokëdhimbje. Ju dhe familja juaj mund të llogarisni në kujdestarin tuaj për ndihmë lidhur me cilindo shërbim apo informatë që mund të ju nevojitet.

Shërbimet tona përfshijnë:

Asistencë për Udhëtim dhe Transport

Pasi ta merrni terminin tuaj në Qendrën Mjekësore Anadolu, ekipi ynë i Shërbimeve për Pacientë Ndërkombëtar mund të ju ndihmojë rreth udhëtimit dhe qëndrimit përgjatë vizitës suaj. Planifikimi i transferit dhe rezervimi i hotelit mund të bëhet apo ndryshohet nga kujdestari juaj. Ne poashtu mund të ju ndihmojmë dhe rekomandojmë për opcione të shëtitjeve në rrethinë. Ndihuni të lirë të na kontaktoni për informata dhe ndihmesë lidhur me shërbimet a aranzhimit të udhëtimit.

Aeroportet

Aeroporti Ndërkombëtar Sabiha Gökçen

SGIA është aeroporti më i afërt me Qendrën Mjekësore Anadolu. Është rreth 15 minuta distancë të vozitjes nga spitali. Aeroportin mund ta kontaktoni në +90 216 585 50 00.

Aeroporti Ndërkombëtar Atatürk

AIA gjendet në anën Europiane të Stambollit. Është aeroporti më i madh në Turqi me një kapacitet të madh ndërkombëtar. Gjendet rreth 1 orë vozitje në perëndim të Qendrës Mjekësore Anadolu. Aeroportin mund ta kontaktoni në: +90 212 465 55 55.

Transporti

Transferi mes aeroportit dhe Qendrës Mjekësore Anadolu ofrohet falas. Krejt çka ju duhet të bëni është që të na dërgoni të dhënat e udhëtimit tek kujdestarët tanë, në mënyrë që ata të mnd ta planifikojnë pritjen dhe transportin tuaj për në hotel apo spital.

Në rast të njoftimit paraprak, shërbimet e transportit VIP mund të aranzhohen për ju dhe shoqëruesit tuaj.

 

 

Rastet e pacienteve

Meso nga eksperienca e
pacienteve tane
Shiqo    Lexo
 

Copyright © 2014
Anadolu Sağlık Merkezi
All Rights Reserved