Pacientët ndërkombëtare

Share on

Mirë se vini në Shërbimet për Pacientë Ndërkombëtarë

Qendra Mjekësore Anadolu është njëra nga spitalet më të mëdha dhe më të respektuara në Turqi. Reputacioni i Qendrës Mjekësore Anadolu tërheq pacientë prej çdo ane të botës. Departamenti i Shërbimeve Ndërkombëtare është departament i shërbimit të plotë i dedikuar për përmbushjen e nevojave tuaja si pacientë ndërkombëtarë dhe për të ju ndihmuar që ta keni një qëndrim sa më të mirë në spital.

 

 

Një kujdestar ju udhëzon përgjatë gjithë procesit dhe përkujdeset për të gjitha detajet, duke ju mundësuar juve dhe familjes tuaj që të përqëndroheni në shërim. Stafi me përvojë i Departamentit për Shërbime Ndërkombëtare i koordinon të gjitha aspektet e vizitës tuaj, përfshirë marrjen e termineve, qëndrimin, organizimin e transportit, shërbimet e përkthyesit, hyrjen në spital dhe transakcionet financiare. Stafi, administratorët dhe kujdestarët shumëgjuhësh të Qendrës Mjekësore Anadolu ofrojnë programe dhe shërbime të personalizuara për t’i mirëpritur pacientët dhe familjet e tyre.

Në momentin që konfirmohet ardhja juaj, ne ju njoftojmë për mundësitë e qëndrimit dhe organizimin e udhëtimit dhe të transportit. Me kërkesën tuaj, mund të bëjmë rezervime sipas preferencave tuaja. Ne poashtu ju kërkojmë të dhënat e fluturimit, për të ju aranzhuar transportin nga aeroporti për në spital dhe anasjelltas. Në rast nevoje, mund të aranzhojmë edhe ambulanta tokësore apo ajrore. Nëse gjuha juaj amtare nuk është anglishtja, ne sigurojmë perkthyes për të ju shoqëruar përgjatë qëndrimit tuaj me ne në Qendrën Mjekësore Anadolu.

 

 

 

 

Rastet e pacienteve

Meso nga eksperienca e
pacienteve tane
Shiqo    Lexo
 

Copyright © 2014
Anadolu Sağlık Merkezi
All Rights Reserved