Lajme

Share on

Teknologjia më e re për Kancer

I detekton qelizat kancerogjene dhe numrin e tyre, madje edhe e identifikon llojin e tyre në një fazë shumë më të hershme krahasuar me sistemet ekzistuese të fotografimit si PET, MRI, CT apo US. Poashtu, është po aq i thjeshtë sa një analizë e gjakut. Analiza e Qelizave Qarkulluese të Tumorit (CTC) në gjak (e ashtuquajtura biopsia e lëngët) është opcion efikas dhe minimalisht ndërhyrës për përcjellje të kancerit në trup. Metoda CTC, e cila e ofron një perspektive tërësisht të ndryshme për ekzaminim të kancerit, ka hyrë në shërbim në Turqi për herë të parë në Qendrën Mjekësore Anadolu.

blood1

Prof. Hüseyin Baloğlu, MD, patolog i Qendrës Mjekësore Anadolu,e përshkruan këtë teknologji të avansuar në kancer dhe i diskuton kontributet pozitive të prognozës së diagnozës së hershme dhe procesit të trajtimit të personalizuar. Ai thotë, “Siç dihet, në fazimin konvencional të kancerit janë përdorur parametrat si madhësia e tumorit, apo është përhapur në gjëndrat limfatike apo organet e largëta.Por falë teknologjisë së zhvilluar u mundësua CTC; e cila tash e tutje e bën të mundshëm zbulimin e tumorit kur është shumë i vogël në gjak.”

Studimet shkencore kanë treguar që qelizat kancerogjene kalojnë në gjak, edhe kur tumori është shumë i vogël. Teknologjitë e avansuara mund t’i izolojnë këto qeliza prej qarkullimit në gjak dhe t’i identifikojë ato. Çdo ndryshim në numrin e qelizave të tumorit në gjak u jep mjekëve informata për prognozën e sëmundjes që në fazat e hershme të terapisë. Përveç kësaj, mund të bëhet analiza e mutacionit si bazë e trajtimit të përqëndruar në caqe të caktuara. Poashtu, CTC ofron opcione më të besueshme dhe kushte të favorshme që mund të ndihmojnë për rastet me çasje të vështirë në tumor, apo tumorë që kanë nevojë për intervenime morbide/vdekjeprurëse për mostër.

Është e shpejtë dhe e lehtë

Duke thënë që kjo teknologji mund të aplikohet tek pacientët pa probleme e vetëm duke dhënë gjak, Prof. Hüseyin Baloğlu thotë “një tub gjak mirret prej pacientit dhe ekzaminohet me një aparat të veçantë. Metoda e re i sheh qelizat kancerogjene, e bën numërimin e tyre dhe e bën identifikimin e kancerit. Të gjitha këto etapa kryhen mbrenda ditës.”

Është e mundshme ta kemi një diagnozë definitive të kancerit

Prof. Dr. Baloğlu nënvizon se metoda e re lejon gjetjen e hershme dhe precize të qelizave kancerogjene, gjë që është e rëndësishme për trajtimin, dhe thotë që “Me këtë teknologji të sofistikuar, ne jemi në gjendje të diagnostifikojmë kancerin në një fazë të hershme. Një pjesë tjetër e rëndësishme është që mund ti identifikojë tumorët kancerogjen në gjak për nga lloji i tyre. Shumë lehtë mund t’i dallojë tumorët e mushkërive, gjirit, zorrës së trashë dhe prostatës, të cilat kanë karakteristika të ngjashme molekulare.”

Ofron trajtim të personalizuar

Kjo metodë e re, e implemetuar për herë të parë në Turqi, poashtu e mundëson përcjelljen aty-për-aty të pacientit përgjatë terapisë. Në sistemin e mëparshëm, reagimet e favorshme/pafavorshme apo neutrale ndaj terapisë mund të shiheshin tek në përfundim të tre muajve. Falë teknologjisë së re, ndryshimi në numrin e qelizave të tumorit në sistemin e qarkullimit të gjakut mund të kuptohet në dy javët e para. Prof. Baloğlu thotë se aparati i ri në Qendrën Mjekësore Anadolu është poashtu sistemi më i avansuar për përcjellje të trajtimit të kancerit, dhe shtoi që kjo teknologji mund ti ndryshojë metodat e trajtimit dhe do të çojë drejt një trajtimi shumë të personalizuar të kancerit.

Përmirëson njohurinë rreth kursit të sëmundjes

Një hap i rëndësishëm për vlerësimin e pacientit të kancerit varet nga prognozimi i saktë, i cili ofron një predikim të kursit të mundshëm dhe rezultatit të sëmundjes. Përms prognozës së saktë, mjekët mund ta parashikojnë rezultatin e mundshëm të sëmundjes së pacientit. Ajo i mundëson onkologëve që në mënyrë të rregullt dhe të shpejtë të kuptojnë nëse terapia po funksionon, edhe nëse po, të vazhdojnë monitorimin e trajtimit për të parë nëse sëmundja zhvillon rezistencë.

I tejkalon metodat standarde të vlerësimit

Metodat standarde të vlerësimit të efikasitetit të trajtimit kanë disavantazhe serioze krahas performancës së CTC-së. Tradicionalisht, përgjigjja në terapi shpeshherë matet me ndryshimet në madhësi të tumorit përmes skanimeve të Rezonancës Manjetike MRI dhe CT. Por, shpeshherë merr javë e muaj derisa një tumor duket më i vogël/madh në një skanim, pjesërisht për shkak se skanimi nuk e shfaq vetëm kancerin por edhe indet lidhëse, qelizat e sistemit të imunitetit dhe elementet tjera lokale. Mënyra tjetër për të kuptuar është përmes biopsisë, por mjekët nuk mund të bëjnë biopsi në baza javore për të parë se si po zhvillohen gjërat. Krejt çka mund të bëjnë janë analizat e gjakut, kurdo që janë të nevojshme. Testi CTC mundëson përcjelljen e shpeshtë të tumorëve përderisa ato shpërndahen dhe pësojnë mutacion apo zhvillojnë rezistencë ndaj terapisë.

E parashikon rreikun e ri-shfaqjes

Duke i detektuar dhe monitoruar nivelet e CTC-së në sistemin e qarkullimit të gjakut, mjekët mund të marrin informata të rëndësishme për prognozën e pacientit, e cila mund të ketë potencial të shfytëzohet si udhërrëfyes për vendimet për terapi. Numër më i madh i CTC-së në gjak nënkupton rrezikshmëri më të lartë të metastazës dhe prognozë dhe gjasa më të ulëta për mbijetesë.

Qelizat qarkulluese të tumorit janë fara metastatike që mund ta shpërndajnë kancerin të pjesët tjera të trupit. Vlerësimi i CTC-së është më i saktë se biomarkerët e zakonshëm sa i përket parashikimit të prognozës tek pacientët e kancerit metastatik. Poashtu, çasja konvencionale ndaj kancerit ka qenë përqëndrimi në tumorin primar, bazuar në vendimet e trajtimit të karakteristikave specifike të qelizave të kancerit primar. Dallimi gjenetik mes CTC-së dhe qelizave tjera kancerogjene në tumorin primar mund të ndikojnë negativisht në shkatërrimin e qelizave lëvizëse të tumorit.

shutterstock_143897611_blood

Kjo teknologji, e njohur ndër 10 Inovacionet më të rëndësishme të vitit 2015 nga ana e The Scientist Magazine, është në dispozicion në Qendrën Mjekësore Anadolu. “Me teknologjinë CTC, të cilën së fundmi ia kemi shtuar infrastrukturës sonë të nivelit të lartë, ne vazhdojmë ta përkrahim suksesin e mjekëve tanë në ofrimin e metodave alternative në diagnostifikim dhe trajtim të plotë të pacientëve me kancer. Prej themelimit tonë në vitin 2005, ne kemi punuar për të ofruar shërbime të kujdesit mjekësor të nivelit ndërkombëtar.”

 

Rastet e pacienteve

Meso nga eksperienca e
pacienteve tane
Shiqo    Lexo
 

Copyright © 2016
Anadolu Sağlık Merkezi
All Rights Reserved