Lajme

Share on

Qendra e Menaxhimit të Kancerit të Gjirit i hapi dyert tek Qendra Mjekësore Anadolu

Qendra ofron diagnostifikim dhe trajtim kompleks, përfshirë operimin onkoplastik – një seri e plotë e shërbimeve që i përgjigjet nevojave të pacienteve me kancert të gjirit, nën udhëheqejen e Prof. Dr. Metin Cakmakci, MD.

Me zhvillimin e mjekësisë moderne u rrit rëndësia kushtuar diagnozës së hershme dhe shërimit të plotë në menaxhim të kancerit të gjirit. E dedikuar në përmbushjen e misionit të ofrimit të kujdesit shëndetësor të cilësisë së lartë dhe plotësimin e të gjitha nevojave mjekësore të pacientëve, Qendra Mjekësore Anadolu inaguroi Qendrën e Menaxhimit të Kancerit të Gjirit. Ky ka qenë hapi i fundit drejt shëndrimit në pikë reference për trajtimin e të gjitha llojeve të kancerit.

Qendra ofron diagnostifikim dhe menaxhim kompleks – prej ekzaminimeve rutinore deri në operim anaplastik, ekziston një set i gjerë i shërbimeve që i përgjigjet nevojve të paicentëve me kancer të gjirit. Cilësia e kujdesit shëndetësor dhe shërbimet e ofruara për ta fasilituar trajtimin janë në nivel me standarded më të larta botërore.

Pas ekzaminimit fillestar në Qendrën e Menaxhimit të Kancerit të Gjirit, pacientët kalojnë nga testi i mamografisë, ekzaminimi me ultrazë dhe biopsi, nëse është e nevojshme. Mjekët e diagnostifikojnë pacientin, vlersojnë nivelin e sëmundjes dhe e ofrojnë trajtimin më të përshtatshëm, shpejtë dhe efikas. Vëmendje e veçantë i kushtohet grave me rrezikshmëri të lartë të kancerit të gjirit.

Çdo rast individual në Qendrën e Menaxhimit të Kancerit të Gjirit do të shqyrtohet dhe vlerësohet nga një këshill i veçantë, i përbërë nga specialistë prej departamentit të kirurgjisë së përgjithshme, onkologjisë mjekësore, onkologjisë së rrezatimit, mjekësisë nukleare, radiologjisë, kirurgjisë anaplastike dhe psikiatrisë. Ky ekip multidisiplinar do ta mbajë senacën e saj javorë në takimin e Bordit të Tumorit, ku plani më i përshtatshëm specifik i trajtimit do të gjehet dhe përcaktohet. Merita në tejkalimin e të gjitha problemeve në kancer të gjirit i shkon krejt ekipit.

Ekipi menaxhues i Qendrës për Menaxhim të Kancerit të Gjirit udhëheqet nga MD. Prof. Metin Cakmakci. Ai e ka përfunduar shkollimin në Turqi dhe SHBA. Specializimi dhe interesat e tij profesional janë në kirurgjinë onkologjike, infekcionet operative dhe operimi i gjirit.

Ekipi i Qendrës për Menaxhim të Kancerit të Gjirit përbëhet nga specialistë që janë shkolluar në shkolla prestigjioze në Turqi dhe Amerikë, dhe të cilët janë specializuar në John Hopkins Medicine në SHBA dhe kanë fituar çmime prestigjioze ndërkombëtare.

 

Rastet e pacienteve

Meso nga eksperienca e
pacienteve tane
Shiqo    Lexo
 

Copyright © 2015
Anadolu Sağlık Merkezi
All Rights Reserved