Lajme

Share on

5 Gjëra Që Duhet Dini Për Tumorin Më Të Shpeshtë Të Trurit

Untitled

Diagnoza e tumorit të trurit mund të tingëllojë si situatë vdekjeprurëse. Por, megjithëse simptomat e shumicës prej tumorëve të trurit janë të njëjta, jo të gjithë tumorët janë malinjë.

Në fakt, meningjioma është lloji më i shpeshtë i tumorit, duke i përfshirë 30% të tyre. Sipas neurokirurgut të Qendrës Mjekësore Anadolu Prof. Serdar Kahraman, tumorët e meningjiomës janë shpesh benin: Ju nuk keni nevojë as për operim.

Këtu janë 5 fakt kryesore që duhet të dini rreth meningjiomës:

  1. Meningjioma mund të zhvillohet në vende të ndryshme.

Këta tumorë dalin prej qelizave në meningje, mbështjellës të trurit dhe bosht kurrizor. Pra tekniksht, ata nuk janë fare tumorë të trurit, pasi që nuk vijnë prej qelizave të trurit që kanë pësuar mutacion.

Megjithate, ato rriten mbrenda kafkës tuaj, që nënkupton se ka arsye për tu mërzitur. Nëse meningjioma rritet apo shkakton fryerje që e shtypin trurin apo strukturat tjera të kafkës, ajo mund të shkaktojë simptoma të tumorit në tru.

  1. Simptomat e meningjiomës varen nga madhësia dhe lokacioni i tyre

Dr. Kahraman thotë, “Meningjiomat paraqiten me simptoma tipike të tumorit të trurit si kokëdhimbja, problemet me të pamur apo marramendja. Një kokëdhimbje e rëndë rrallëherë është në vehte simptomë e meningjiomës apo ndonjë tumori tjetër të trurit.”

Meningjiomat më të mëdha mund ta bllokojnë rrjedhën e lëngut cerebrospinal, duke rezultar në hidrocefallus (ujë në tru) që mund të ndikojë në ecje dhe kujtesë. Lokacione tjera të tumorit mund të ndikojnë në shqisat e nuhatjes, të pamurit, të dëgjuarit e madje edhe në gjëndrën pështymore.

  1. Diagnostifikimi me meningjiomë mund të ndodhë kur mjeku është duke kërkuar diçka tjetër

Dr. Kahraman thotë, “Diagnoza e tumorit në tru është shpeshherë i rastësishëm – pra, mjeku e zbulon një tumor në CT apo Rezonancë Manjetike përderisa e ekzaminon pacientin për një shkak tjetër si lëndim në kokë apo ndonjë problem tjetër neurologjik.”

Kur mjeku e diagnostifikon meningjiomën, ju kaloni nga teste tjera për të parë se çfarë sjellje mund të ketë tumori. Duke u bazuar në këto të dhëna, neurokirugu do të rekomandojë largimin e tumorit, apo përcjelljen re rritjes së tij.

  1. Shumica e meningjiomave nuk përhapen

Diagnostifikimi me meningjiomë –dhe në veçanti me një të madhe- mund të jetë shokuese, por këta tumorë janë zakonisht benin. Kjo nënkupton që qelizat e tumorit nuk mund të përhapen në pjesë të tjera të trupit.

Mbi të gjitha, meningjiomat mund të rriten qetësisht për vite, duke mos shkaktuar asnjë problem – dhe mund të marrin përmasa çuditërisht të mëdha.

  1. Trajtimi i meningjiomë: operim — apo jo

Nganjëherë, besoni apo jo, mjeku juaj mund të rekomandojë mbikqyrje të meningjiomës, në veçanti nëse është e vogël dhe nuk shkakton probleme. Ju duhet që të bëni rezonanca manjetike vazhdimisht për ta kontrolluar.

Përndryshe, trajtimi kryesor për meningjioma është ndërhyrja kirurgjike për t’a larguar, përmes kraniotomisë apo ndonjë forme tjetër të ndërhyrjes. Mjeku juaj ju njofton se çka përfshin operimi, mënyra për t’iu çasur tumorit dhe çka mund të prisni pas asaj.

Si e operon një neurokirurg meningjiomën? Kjo krejt ka të bëjë me lokacionin. Dr. Kahraman thotë që “Varësisht prej lokacionit të tumorit, çdo çasje do të jetë ndryshe. Tumorët më afër sipërfaqes janë zakonisht më të lehtë krahas atyre të vendosur në bazën e kafkës.”

Tumorët në bazë të kafkës janë të pozicionuar thellë në kafkë, mbrapa hundës apo syve. Këto mund të jenë sfiduese, dhe kërkojnë kirurg me aftësi dhe ekspertizë në këtë lloj të ndërhyrjes.

“Janë një sërë teknikash të reja në operimin e tumorit të trurit, madje edhe për tumort e vendosur thellë në kafkë, dhe disa që janë më pak invazivë.”

“Një sistem i ri që po e përdorim përmban një tub të ndihmuar nga kamera që butësisht i anon indet e trurit në mënyrë që të çasemi te tumori me më pak prerje, në mënyrë që pacientët të shërohen më shpejtë.” shtoi ai.

Pas terapisë suaj, ju i ktheheni jetës suaj të zakonshme, por duhet të bëni rezonanca manjetike të rregullta për tu siguruar që tumori nuk po kthehet. Në shumicën e rasteve nuk do të kthehet, shton Dr. Kahraman “Pas 10 vitesh, rreth 90% të pacientëve që kanë pasur meningjiomë nuk kanë pasur rikthim, nëse tumori është hequr tërësisht, përfshirë pjesën e mbështjellësit të trurit ku e ka pasur origjinën.”

Pavarsisht, sendi më i mirë për të bërë nse jeni diagnostifikuar me meningjiomë apo ndonjë tumor tjetër është ti mbledhni faktet, të qëndroni të informuar dhe të punoni me neurokirurgun dhe ekipin e kujdesit më të mirë që mund t’a gjeni.

Regardless, the best thing to do if you’re diagnosed with a meningioma or any other tumor is to get the facts, stay informed and work with the most experienced neurosurgeon and care team you can find.

                                                                                                                                                                                    * Përgatitur duke u bazuar në faktet e Johns Hopkins Medicine

 

Rastet e pacienteve

Meso nga eksperienca e
pacienteve tane
Shiqo    Lexo
 

Copyright © 2016
Anadolu Sağlık Merkezi
All Rights Reserved