Lajme

Share on

5 Hapa drejt të qenit avokuesi juaj i durueshëm

E impresionuar ngra trajtimi i saj në Qendrën Mjekësore Anadolu, Cristy Kessler nga Hawaii e shkroi një libër për atë se si pacientët mund të marrin pjesë aktive në trajtimin e tyre si bashkëpunëtorë të ekipit të mjekëve.

“Unë i kisha dy opcione: të prisja të vdes apo të mësoj të jetoj! Unë zgjodha të jetoja dhe ajo nënkuptoi që më duhej ta gjeja dikë që mendonte që duhet të isha proaktive në kujdes shëndetsor.”

Cristy Kessler nga Hawaii e ka kaluar një jetë të tërë duke u dergjur në dhimbje dhe lodhje, e diagnostifikuar në SHBA me një numër të sëmundjeve autoimune – sklerodermë (Fenomeni i Raynaud), Spondiliti i Ankilozës (Sëmundja e Behterevit) dhe vaskulitis, që të tria vdekjeprurëse.

“U ballafaqova me vdekjen në moshën 40 vjeçare. Kam qenë në kërkim të përgjigjeve për vite me radhë; duke hulumtuar spitale pa pikë shprese.”

Pas 16 viteve trajtimi të simptomave në 11 spitale në 3 shtete të SHBA-ve dhe 2 shtete tjera, Cristy e kuptoi që mënyra e vetme e shpëtimit të jetës së saj ishte të gjente mënyra për ti menaxhuar sëmundjet, jo vetëm ballafaqimi me simptoma.

Në Shkurt të vitit 2011, Cristy u pranua në Qendrën Mjekësore Anadolu për një transplant të qelizave burimore që do të shpëtonte jetë. Me ndihmën e një ekipi të fuqishm të mjekëve, të udhëhequr nga Dr. Zafer Gulbas, MD, të specializuar në hematologji onkologjike, ajo filloi një tretman që ia shpëtoi jetën.

‘Unë nuk e kam vënë në dyshim zgjedhjen për të ardhur këtu, apo rrezikun që e morra. Nuk ka asgjë për të humbur kur e keni një gjendje kronike, progresive dhe vdekjeprurëse. Ju jeni të vetëdijshëm; keni bërë hulumtime të mjaftueshme për të kuptuar që transplanti është shpresa juaj e vetme.’

Cristz Kessler flet për një eksperiencë ndryshe në Qendrën Mjekësore Anadolu.

“Krahas vendeve tjera ku kam qenë më parë, arritja ime në spitalin e përgjithshëm ka qenë disi fascinues. Sendi i parë që më la përshtypje ishte recepcioni i madh dhe furniturat e lehta, që më ofruan komfor. Pashë kënde me ujë mineral ku mund të merrje ca falas, dhe hapësira tjera për rehatinë e pacientëve. Të gjitha këto ishin gjëra me të cilat nuk isha e mësuar. Më tutje, isha e impresionuar me sjelljen e Dr. Gulbas i cili ndau kohë që të na shëtitë në repartin e transplanteve u dhe partnerin tim dhe të na njofton me mjedisin. Këtë e bëri vet, personalisht.”

‘Mua mu dha shërbimi më i mir mjekësor, të cilin as nuk mund ta imagjinoja që ekzistonte. Kujdesi ishte i jashtëzakonshëm. Nuk flisnim vetëm për gjendjen shëndetsore; mjekët kujdeseshin për trupin tim, mendjen time dhe shpirtin tim. Çdo vit kur vi në Qendrën Mjeksore Anadolu ndihem sikur kthehem në shtëpi – ky është vendi që ma ofroi shansin e dytë; ky është vendi që më ktheu në jetë.’

Pas trajtiit 2-mujor, pas tre vitesh, Cristy Kessler është gjallë e shëndoshë, ndihet mirë dhe është e lumtur. Ajo është duke e jetuar një jetë shumë kualitative dhe të shëndoshë, çfarë nuk e kishte më parë, dhe është ligjëruese e rregullt e Universitetit të Hawaiit.

Duke përfituar nga eksperienca e saj si paciente, mbijetesën e saj në Qendrën Mjekësore Anadolu dhe talentin e saj për të ligjëruar, Cristy e shkroi librin 5 HAPA DREJT TË QENIT AVOKUESI JUAJ I DURUESHËM Qëllimi i librit është që lexuesi të jetë i vetëdijshëm që ka një votë sa i përket shëndetit të vet. Kjo nënkupton që pacienti mund të zgjedhë të bashkëpunojë me mjekët që e trajtojnë.

  • S – Senzibiliteti – ki kujdes se çfarë don të të thotë trupi, shkruaji dhe përshkruaji simptomat, në mënyrë që mjekët të mund ta ofrojnë kujdesin më të përshtatshëm. Më e rëndësishmja – mos e lejo askënd, përfshirë mjekun, të ti shpërfillë simptomat.
  • P – Puna Ekipore – merr përgjegjësinë ta udhëheqësh ekipin e mjekëve për ta siguruar bashkëpunimin e tyre. Mos u frigo prej ndërrimit të mjekut, nësë dëshiron ta bësh. Krijoje një ekip të përkrahësve – familje, miq, kolegë, të cilët janë të gatshëm të bëjnë çfarë ti nuk mund të bësh për veten.
  • E – Edukimi – bëj ca hulutmime, përdore internetin mençur, për të ngritur vetëdijen sa i përket simptomave dhe trajtimit, dhe për të ndarë informata me mjekët; mos e fsheh situatën prej atyre që janë të rëndësishëm për ty.
  • D – Durimi dhe këmbëngulja – bëj pyetje, ki durim kur është e nevojshme, dhe gjithmonë insisto për ti arritur synimet tua dhe marrë trajtimin më të mirë të mundshëm.
  • Q – Qëndrueshmëria – është përgjegjësia jote ta mbash trupin, trurin dhe disponimin. Qëndrueshmëria është shumë formëshe. Gjej një gjë që të bën të lumtur.

 

 

 

Rastet e pacienteve

Meso nga eksperienca e
pacienteve tane
Shiqo    Lexo
 

Copyright © 2015
Anadolu Sağlık Merkezi
All Rights Reserved