Shëndeti i Gruas

Share on

Shëndeti i Gruas

Shëndeti i Gruas

Departamenti i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë është i përkushtuar mirëqenies së gruas në çdo fazë të jetës përmes kontrollave rutinore vjetore check-up, ekzaminimeve dhe metodave tjera preventive. Departamenti i trajton të gjitha çështjet shëndetsore që i prekin gratë përmes një stafi të ekspertëve me përvojë ndërkombëtare.

Onkologjia Gjinekologjike

Njësia e Gjinekologjisë Onkologjike i trajton sëmundjet malinje në sistemin reproduktiv femëror. Themelet e çasjes sonë të menaxhimit janë vlerësimi optimal para-operativ dhe planifikimi i individualizuar i trajtimit. Në linjë me këtë, ne përdorim metoda të ndryshme të ekzaminimit dhe fotografimit radiologjik (p.sh. ultrazë, MRI, CT, PET/CT) dhe/apo ekzaminime kolonoskopike sipas nevojave të pacientëve. Pasi të përfunon vlerësimi paraoperativ, trajtimi i secilit pacient planifikohet nga një ekip multi-diciplinar i onkologëve të rrezatimit, onkologëve mjekësor, radiologëve dhe patologëve.

Rezultati më i mirë varet nga trajtimi optimal kirurgjik. Sipas kësaj, këto operacione performohen nga kirurg me përvojë të trajnuar në qendrat më me nam të onkologjisë gjinekologjike. Rezultati optimal i trajtimit kirurgjik shpeshherë kërkon bashkëpunimin e departamenteve të ndryshme siç janë anesteziologjia, urologjia, patologjia, kirurgjia e përgjithshme apo kirurgjia torakike.

Ne besojmë që operimi optimal i kombinuar me një çasje multi-disiplinare japin rezultatet më të mira për pacientët tanë.

IVF (Fertilizim In-vitro) dhe Endokrinologjia Reproduktive

Çiftet jofertile trajtohen me teknologjinë e fundit dhe metoda të avansuara, të cilat bijnë rezultate të suksesshme në njësine për IVF të Qendrës Mjekësore Anadolu, nën këshillimin e një grupi të ekspertëve klinik.

Përveç teknikave asistuese të riprodhimit si IUI (inseminim intrauterin), IVF (fertilizim në tubë) dhe ICSI (injektim intra- citoplazmik i sperms), dhe PGD (diagnoza gjenetike e para transplantimit) intervenim kirugjike si TESA (aspirimi testikular i spermës), TESE (nxjerrja testikulare e spermës) dhe PESA (nxjerrja lëkurore e spermës) janë të performuara për të nxjerrë spermë të shëndoshë.

Laboratori embriologjik është i pajisur me mjetet më cilësore dhe ka staf me përvojë me kapacitet të ofrimit të të gjitha metodave bashkëkohore për trajtim të jofertilitetit, përfshirë mbushjes së asistuar mekanike apo me laser, ngrirjes së embrionit apo kulturës blastocistike.

Mjekët e departamentit

 

Rastet e pacienteve

Meso nga eksperienca e
pacienteve tane
Shiqo    Lexo
 

Copyright © 2014
Anadolu Sağlık Merkezi
All Rights Reserved