TrueBeam

Share on

TrueBeam

Parimi kryesor i sistemeve të onkologjisë së rrezatimit është të kontrollohet rritja e tumorit duke e sulmuar me energji të madhe të rrezatimit, dhe kursyer organet tjera vitale përreth. Doza e lartë e radiacionit të energjisë së lartë i mbyt qelizat e tumorit dhe e ndalon përhapjen e tyre. Pasi që qelizat e tumorit ndahen më shpejtë se qelizat e shëndosha, radioterapia mund ti trajtojë disa lloje të tumoreve. Edhe nëse disa prej indeve të shëndetshme ndikohen nga rrezatimi, ato shumë lehtë mund të rikuperohen, për shkak të mekanizmave të rikuperimit që i posedojnë, për dallim nga qelizat e tumorit. Instrumenti Truebeam STX kombinon disa platforma të trajtimit në një aparat.

CILAT TEKNIKA TË TRAJTIMIT JANË TË APLIKUESHME ME TRUEBEAM?

Shumë teknika të avansuara të trajtimit janë të aplikueshme përmes sistemeve TrueBeam dhe TrueBeamSTx, të cilat mund të ofrojnë nivele të ndryshme të rrezatimit në rajone të ndryshme të trupit. Monitorimi aty-për-aty i lëvizjes së tumorëve ofron sinkronizim të dozës së radiacionit me pozicionin përkatës të organëve lëvizëse si pankreasi, mushkëritë, prostata dhe gjinjtë.

TrueBeam dhe TrueBeam STx mund të përdoren për këto teknika të trajtimit:

  • Radioterapi 3D Konformale (3DCRT)
  • Radioterapi me Intensitet të Moduluar (IMRT)
  • Radioterapi e Udhëzuar me Fotografi (IGRT)
  • Radio-operim Stereotaktik (SRS)
  • Radioterapi e Stereotaktike e Trupit (SBRT)
  • RapidArc
  • Rrezatim me foton i plotë apo i gjysmës së trupit
  • Rrezatim me elektron i tërë trupit

Rrezatim me elektron i tërë trupit

TrueBeam emiton dozën e planifikuar të radiacionit në këndet e planifikuara duke u sillur rreth pacientit. Fotografimi, teknologjia unike RapidArc, dhe monitorimi aty-për-aty i tumorit janë të integruar në sistem dhe radiacion i përshtatshëm lëshohet te caku me precizitet të lartë. Më tej, terapisti vazhdimisht pranon informata për vendin e trajtuar përmes sistemeve të monitorimit dhe fotografimit përgjatë gjithë procedurës së trajtimit.

KARAKTERISTIKAT E SISTEMIT

  • Kohëzgjatja e trajtimit është reduktuar deri në 50%. Duke iu falenderuar specialitetit Flattening Filter Free (FFF) shpejtësia e dozës është 4-fishuar në energji të larta, për dallim prej dyfishimit në energji të ulëta; si rezultat pacienti trajtohet në kohë më të shkurtër. Koha e trajtimit reduktohet deri në 2-4 minuta në total.
  • TrueBeam është mjet tërësisht i digjitalizuar i përdorimit, pozicionimit, fotografimit dhe trajtimit “të menqur”.
  • Për shkak të veçorisë Gated RapidArc, ajo emiton rrezatim të sinkronizuar me frymëmarrjen e pacientit, për të kompenzuar lëvizjen e tumorit.
  • TrueBeam emiton rrezatim preciz milimetrikish drejt tumorit, duke i kursyer indet përreth me të njëjtin precizitet. Kjo saktësi mundësohet nga niveli i ri i sinkronizimit të teknologjive të fotografimit, pozicionimit, sinkronizimit të lëvizjeve, formësimit të rrezatimit, dhe përcjelljen e dozës përderisa kontrolli i precizitetit bëhet çdo 10 milisekonda përgjatë trajtimit.
  • Është njëra nga pak aparate që i integron disa teknika të trajtimit nën të njëjtën platformë.

CILAT SËMUNDJE JANË TË TRAJTUESHME?

TrueBeam i trajton të gjitha llojet e kancerit që janë të përshtatshëm për rrezatim. Sidoqoftë, është në veçanti i përshtatshëm për trajtim të rasteve sfiduese dhe tumoreve apo metastazave të patrajtueshëm në mënyrë tjetër.

  • AVM
  • Neuroma Akustike
  • Metsataza e trurit
  • Kavernoma
  • Glioma
  • Kraniofaringioma
  • Tumorët e mëlqisë / metastazat
  • Tumorët e mushkërive / metastazat
  • Meningjioma
  • Tumorët pediatrik të trurit
  • Adenomat e hipofizës
  • Kancerin e prostatës
  • Tumorin / metastazën kurrizore
  • Neurologji trigeminale
  • Metastaza adrenale
  • Tumorët e pankreasit, etj.

CILAT JANË HAPAT E TRAJTIMIT?

Maska apo shtrati me vakum i jepet pacientëve në bazë të vendit të trajtuar. Kjo e siguron pozitën e fiksuar të pacientit dhe i parandalon lëvizjet trupore gjatë trajtimit. Kur të fiksohet pozita e pacientit, ndër-sekcione të holla të BT-së mirren dhe transferohen në sistemin e planifikmit. Duke i bashkuar PET, MR, fotografimin angjiografik dhe fotografimet tjera të bëra para trajtimit, rrezja i drejtohet këndeve të ndryshme të tumorit, për t’i kursyer idnet e shëndosha rrethuese. Pastaj, plani optimal i tretmanit dizajnohet përmes softuerit të sistemit të planifikimit. Plani aprovohet nga një mjek dhe fizikant mjekësor, dhe pacienti trajtohet sipas këtij plani.

Çfarë ndjejnë pacientët gjatë procesit?

Pacienti është në gjendje të zgjuar gjatë trajtimit por u kërkohet të qëndrojnë të palëvizshëm në pozicionin e kërkuar. Ndonjëherë aparate fiksues përdoren në zona të trajtimit për minimizimin e lëvizjeve të pacientit.

Kur mund ti kthehen pacientët rutinës ditore?

Ky trajtim nuk ndikon në rutinën ditore të pacientëve pasi që është metodë ambulante e trajtimit. Pacientët mund ti kthehen rutinës së tyre të zakonshme pasi ta kenë përfunduar seancën ditore të paracaktuar.

ÇFARË PËRFITON PACIENTI?

  • Kjo është metodë jo-invazive e trajtimit që nuk kërkon intervenime ndërhyrëse për fiksimin e pozitës së pacientit.
  • TrueBeam është sistem i precizitetit të lartë. Është dizajnuar që të fasilitojë trajtim të radiacionit të qëndisur për pacientin, duke u mbështetur në lokacionin e tumorit, lëvizjet dhe ndryshimet në madhësinë e tumorit. Sistemi posedon opcionin për sinkronizim të rrezatimit me fryëmëmarrjen për të arritur efikasitet maksimal në cak.
  • TrueBeam nënkupton trajtim më të shpejtë kur krahasohet me metoda tjera SRS apo SBRT. Një senacë zgjat rreth 15-20 minuta.
  • Trajtimi ofrohet në mënyrë të pjesshme. Doza e tretmanit mund të jipet në një pjesë apo disa pjesë, varësisht prej opinionit të mjekut.
  • Metodat e trajtimit mund të personalizohen duke ofruar mundësi për modele të ndryshme të trajtimit, të cilat i përshtaten më mirë gjendjes ekzistuese të pacientit.
  • Ofron mundësi të trajtimit alternativ për disa pacientë. TrueBeam është opsioni më i mirë për disa raste sfiduese dhe tumorë që nuk mund të operohen në ndonjë mënyrë tjetër.

Mjekët e departamentit

 

Rastet e pacienteve

Meso nga eksperienca e
pacienteve tane
Shiqo    Lexo
 

Copyright © 2014
Anadolu Sağlık Merkezi
All Rights Reserved