Departamenti Vaskular & i Zemrës i Qendrës Mjekësore Anadolu ofron cilësinë më të lartë të kujdesit kardiak pacientëveme probleme zemre të çdo moshe:
Mjekët dhe stafi i Institutit Vaskular dhe të Zemrës së Qendrës Mjekësore Anadolu janë të përkushtuar në përmirësim të jetës përmes diagnostifikimit nga ekpertët dhe trajtimit të sëmundjeve kardiovaskulare, përmes mësimit dhe hulumtimit.
Ne i ofrojmë këto shërbime dhe procedura:
Laboratorët Kardiak
Me laboratorët tanë të Kateterizimit të teknologjisë më të fundit, kardiologët tanë interventiv e posedojnë teknologjinë më të avansuar në këtë fushë, për t’i përkrahur aftësitë dhe ekspertizën e tyre. Kardiologët e ekipit tonë interventiv kanë prapavijë të shkëlqyer mjekësore dhe janë të njohur si lider klinikë mbrenda dhe jashtë vendit. Puna e tyre kreative në shëndrimin e trajtimit të suksesshëm të sëmundjeve kardiake në një punë të sigurtë dhe me efekte afatgjate ka kontribuar dukshëm në vlerën e programit tonë
Pjesëtarët e ekipit të intervenimit kardiovaskular janë prezent në çdo hap të procesit të rikuperimit të pacientëve tanë kardiak. Duke e përdorur një çasje multidisiplinare, ne jemi në gjendje ta gjejmë strategjinë më adekuate të trajtimit për secilin pacient individual. Infermieret, teknikët dhe stafi i zyrës janë gjithmonë në gadishmëri për çdo nevojë të pacientëve me nivelin më të lartë të ekspertizës dhe kujdesit.
Për pacientët që kanë nevojë për një nivel më të involvuar të testimit diagnostik dhe trajtimit, Instituti i Zemrës ofron një set të gjërë procedurash intervencionale kardiovaskulare, prej vlerësimeve diagnostifikuese e deri te teknikat e trajtimit të sëmundjeve të ndërlikuara koronare.
Këto procedura përfshijnë:
Laboratori Elektrofiziologjik
Qendra Mjekësore Anadolu është e specializuar në kujdesin e pacientëve me probleme ritmi dhe ofron spektër të plotë të trajtimeve invazive dhe jo-invazive për aritmi kardiake.
Testimi elektrofiziologjik e bën të mundshëm studimin e problemeve me ritmin e zemrës nën rrethana të kontrolluara. Me përdorimin e kateterëve, doktorët janë në gjendje të identifikojnë problemin e ritmit dhe ta gjejnë metodën më të përshtatshme të trajtimit. Kateterët intravenoz zakonisht vendosen nga vena tek ija, në mënyrë që të mund të avansohen në anën e djathtë të zemrës. Në anën e djathtë të zemrës mund të bëhen incizime që japin një pamje të qartë të sekuencave normale të aktivizimit elektrik mbrenda zemrës.
Janë edhe një numër i madh i procedurave për trajtim të aritmisë. Pasi që kateterët janë të vendosur, mjeku e vlerëson problemin e ritmit duke dërguar impulse të shkurtër elektrik (përmes stimuluesit kardiak në njërin nga kateterët) për t’i mundësuar rrahje në shpejtësi të ndryshme.
Kjo ofron informata të rëndësishme për mekanizmin e aritmisë, prognozën, rrezikun e simptomave serioze dhe reagimin në ilaqe.
CT Angjiografi Shumë-Pjesëshe
Sëmundjet koronare të arterieve janë arsyeja kryesore e vdekjes së burrave dhe grave. Detektimi i hershëm dhe masa janë më të rëndësishme se kurdo. Qendra Mjekësore Anadolu tani e ka avansuar edhe më tutje ekspertizën e kujdesit kardiak duke ofruar angjiografi shumë-pjesëshe jo-invazive përmes CT-së. Procedurat shumë-pjesëshe të skanimit ofrojnë pamje të detajuara dhe sakta tre-dimenzionale të arterieve koronare, venave koronare, dhe vet zemrës, më shpejtë se kurdo dhe me komfor dhe siguri të shtuar për pacientët.
Kirurgjia Kardiovaskulare
Departamenti ynë përdorë teknologjinë e fundit për diagnostifikimin dhe trajtimin kirurgjik të sëmundjeve kardiovaskulare dhe ato të mushkërive. Pacientët janë prej foshnjeve deri te të rriturit. Shërbimet ofrohen në ambientin modern dhe të qetë të Qendrës Mjekësore Anadolu. Ekipi ynë me përvojë dhe nam ndërkombëtar planifikon trajtime të personalizuara për pacientët tanë, duke e bërë një ndryshim për ta dhe famijet e tyre.
Ndërhyrja kardiake për të rritur:
Procedurat dhe ndërhyrjet e by-passit koronar, qofshin ato klasikë apo minimalisht invazivë, që bëhen për rregullimin apo zëvendësimin e valvave dhe trajtimin e aneurizmave aortik dhe çrregulimeve të ritmit realizohen në njësinë tonë për ndërhyjre kardiake për të rritur. Departamenti po ashtu ka specializim në kardiomiopatinë hipertrofike, tromboembolizëm pulmonar (tromboendarterectomy pulmonare) dhe sëmundjet aortike.
Ndërhyrja e By-Passit Koronar
Në pompë apo zemër funksionale
Prodcedura alternative të rivazkularizimit miokardial (rivazkularizim transmiokardial me lazer)
Ndërhyrje minimalisht-invazive të by-passit koronar
Rregullimi dhe zëvendësimi i Valvulave të Zemrës
Rregullime mitrale/aortike/trikuspide
Procedurat e ruajtjes së valvulës
Zëvendësimi i valvulës aortike përmes lëkurës (pa ndërhyrje kirurgjike)
Trajtim kirurgjik i defekteve endokardiale
Aneurizmi aortik dhe rregullimi i hapjeve
Procedura Bentall në zëvendësim të arkus aortës
Intervenime endovaskulare
Procedura hibride
Operimi i arritmisë
Largimi i dridhjes atriale
Largimi kirurgjik me WPW
Trajtimi kirurgjik i infarktit (procedura kirurgjike alternative të transplantit të zemrës)
Procedurat e restaurimit ventrikular
Riparimi i valvulave me by-pass koronar
Përdorimi i aparateve që e ndihmojnë zemrën
Stimulim kardiak biventrikular/procedura ICD
Trajtim kirurgjik i kardiomiopatisë së hipertrofuar
Tromboendarterektomi Pulmonare
Ndërhyrje minimalisht-invazive kardio-kirurgjike
Ndërhyrje kardio-kirurgjike Pediatrike
Kardio-Kirurgjia Pediatrike
Departamenti i Kardiologjisë Pediatrike të Qendrës Mjekësore Anadolu është njësi që ofron një çasje të orientuar kah familja në diagnostifikim, trajtim dhe rehabilitim të sëmundjeve pediatrike të zemrës të lindura apo fituara më vonë, me një kombinim të teknologjisë më të re dhe diturisë dhe eksperiencës së ekspertëve. Çdo procedurë e ndërhyrjes apo diagnostifikimit, përfshi ekokardiografinë fetale dhe pediatrike, stres testin, monitorimin Holter dhe rezonancën manjetike kardiake MRI, performohet në këtë departament. Programi ynë i pediatrisë kardiologjike është i përkrahur nga një program aktiv i ndërhyrjeve pediatrike kardio-kirurgjike.
Rezonanca Manjetike Pediatrike dhe kongjenitale (MRI) është program i përbashkët i departamenteve të radiologjisë dhe kardiologjisë pediatrike. Imazhimi kardiak performohet me pajisje dhe programe të rezonancës manjetike duke përdorur teknologjitë më të reja për pacientë foshnje e deri te të rriturit.