Departamenti i Shkencave Kirurgjike mublon një sërë kompetencash dhe sëmundjesh.fections.
Specialistët tanë të përvojës ndërkombëtare janë garantues të shërbimeve tona të cilësisë më të lartë. Poashtu, duke qenë në mënyrë permanente të orientuar drejt inovacionit, ne implementojmë teknologjitë më të avancuara mjekësore që na lejojnë ti ofrojmë pacientëve tanë intervenime kirurgjike të precizitetit të lartë me minimum rrezik dhe dhimbje. Ju lutem kontrolloni nën-seksionet në të majtë për më shumë detaje rreth specializimeve të këtij departament.
Operimi i Gjirit
Klinika e Kirurgjisë së Gjirit tek Qendra Mjekësore Anadolu e luan një rol prijës në ekzaminimin e kancerit tek gratë. Rreziku për kancer i secilit pacient që vjen vlerësohet, ekzaminimet klinike të gjoksit performohen dhe programet e veçanta individuale të skanimit përgatiten.
Pacientët me gjetje abnormale gjatë ekzaminimeve apo diagnostifikimit fotografik diagnostifikohen dhe opcionet e trajtimit vendosen. Departamentet e Radiologjisë, Mjekësisë Nukleare, Patologjisë, Onkologjisë dhe Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive bashkëpunojnë për ta ofruar një çasje multidisiplinare në fazat e diagnostifikimit dhe trajtimit të pacientit. Kjo çasje multidiciplinare siguron që pacientët të kenë trajtimin më të ri dhe përshtatshëm, e fasiliton procesin dhe e fuqizon raportin mes pacientit dhe mjekut.
Përveç atyre me kancer të gjirit, pacientët me tumorë benin të gjirit dhe infektime, si dhe dhimbje gjoksi vlerësohen në këtë klinikë nga kirurgët e gjirit. Diagnozat e pacientëve vendoset shpejtë, dhe tretmani fillon si vazhdimësi.
Klinika e Kirurgjisë së Gjirit tek Qendra Mjekësore Anadolu ofron shërbim të klasit botëror për të gjitha rastet që kanë të bëjnë me gjirin, dhe kontribon në jetra më të gjata dhe shëndetshme për gratë.
Kirurgjia Robotike
Kirurgjia robotike i ofron përparësi të shumta pacientëve dhe mjekëve. Është hapi i ardhshëm në operimet me intervenime minimale pas operiit laparoskopik, e cila e zëvendëson kirurgjinë e zakonshme në disa fusha.
Çka i ofron kirurgjia robotike pacientit?
Hapësirë më e përshtatshme e lëvizjes
Roboti i teknologjisë së fundit i Qendrës Mjekësore Anadolu i ka katër duar robotik. Njëri e kontrolon kamerën, ndërsa tri tjerat i mbajnë instrumentet kirurgjike. Dy duart reprezantojnë dorën e djathtë dhe të majtë të kirurgut. Dora tjetër mundëson punë shtesë si ndarja dhe tërheqja e indeve, dhe përcjellja e qepjeve kirurgjike. Roboti posedon instrumentin e artikuluar EndoWrist. Ky mjet i ofron 7 nivele të lirisë dhe dy nivele të rotacionit boshtor, duke i imituar tri lëvizje të dorës dhe tri lëvizje të kyqit të dorës për të kapur apo prerë. Këto instrumente të një hapsërie më të madhe të lëvizjes dhe shkathësisë i eliminojnë shumë sfida që dalin në procedura dydimenzionale kirurgjike laparoskopike.
Filtering hand tremors
Lëvizjet e duarve të kirurgut janë nivelizuar dhe përkthyer në duar të robotit përmes sistemit kompjuterik. Edhe të dridhurat e vogla të duarve janë eliminuar si rezultat i kësaj teknologjie robotike. Sistemi i filtron të dridhurat e duarve që i tejkalojnë 6 Hz, në mënyrë që ndërhyrjet që kërkojnë sensitivitet më të lart të bëhen pa vështirësi.