Onkologjia Pediatrike

Share on

Onkologjia Pediatrike

Departamenti i Onkologjisë Pediatrike i Qendrës Mjekësore Anadolu përfshin dy njësi: klinikën për pacientë të jashtëm dhe Shërbimin për Pacientë Rezident.

Të gjitha klinikat për pacientë të jashtëm ofrojnë këto shërbime:

  • Vlerësimi diagnostik i pacientëve të dyshuar për kancer;
  • Planifikimi i trajtimit të kancerit;
  • Monitorimi i efekteve të vonshme anësore të trajtimit të kancerit dhe;
  • Edukimi i pacientëve dhe prindërve.

Përveç sëmundjeve malinje; hemangioma, limfadenopatia, lezione masive dhe çrregullime gjenetike me risk të shtuar të kancerit vlerësohen. Poashtu bëhen ezkaminimet dhe vlerësimet e njollojsjeve periferale të gjakut, dhe të palcës së ashtit.

Njësia për pacientë rezidentë e Onkologjisë Pediatrike të Qendrës Mjekësore Anadolu i posedon 13 shtretër, përfshi një dhomë izolimi.

Sëmundjet që trajtohen në këtë njësi janë si vijon:

  • Leukemia
  • Limfoma
  • Tumoret e Sistemit Qendror Nervor
  • Tumori i Wilmsit
  • Neuroblastoma
  • Rabdomiosarkoma dhe tumoret tjera të indeve të buta
  • Osteosarkoma
  • Tumori i embrioneve
  • Retinoblastoma
  • Histiocitoza
  • Tumorët endokrin
  • Hemangjioma dhe anomalitë tjera vaskulare
  • Zgjerimi i nyjes limfatike
  • Predispozitat gjenetike për kancer
  • Tumoret beninje

Mjekët e departamentit

 

Rastet e pacienteve

Meso nga eksperienca e
pacienteve tane
Shiqo    Lexo
 

Copyright © 2016
Anadolu Sağlık Merkezi
All Rights Reserved