Shkencat Onkologjike

Share on

Shkencat Onkologjike

Qendra e Onkologjisë tek Qendra Mjekësore Anadolu është formuar si qendër reference për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve vendor dhe ndërkombëtar me kancer.

Qendra Onkologjike është dizajnuar si “spital brenda spitalit” me çasje dhe dalje të pavarur prej hyrjes së përgjithshme të spitalit. Ky format i ofron pacientëve tanë një ambient privat dhe të qetë për trajtimin e tyre.

Koncepti “spital mbrenda spitali” i mundëson të gjitha disiplinave të involvuara në trajtim dhe observim të pacientit të punojnë nën të njëjtin kulm. Kjo është e një rëndësie të madhe, pasi që edhe mjeku kryesor edhe pacienti mund të kenë çasje të rehatshme në ndihmesën e profesionistëve të tjerë mjeksorë.

Qendra Onkologjike ofron diagnozë dhe tretman të të gjitha llojeve të kancerit si dhe kujdes preventiv. Qendra është e pajisur me teknologjinë më të fundit të trajtimit të kancerit.

Me kombinimin e të gjitha disiplinave rreth kancerit, pacientët që vijnë në Qendrën Onkologjike mund të vlerësohen nga departamentet e kirurgjisë, onkologjisë mjekësore, onkologjisë së rrezatimit, patologjisë, mjekësisë nukleare dhe biokimisë, në mënyrë që të gjindet dhe ofrohet plani më i përshtatshëm i trajtimit.

Qendra poashtu ofron një program gjithpërfshirës të shqyrtimit që është zhvilluar për ti identifikuar individët e shëndoshë dhe t’a informojë publikun për parandalim të kancerit.

Qendra e Onkologjisë pranë Qendrës Mjekësore Anadolu ka ndërtuar një partneritet strategjik me Johns Hopkins Medicine, një lider botëror në trajtim të kancerit, dhe institucion shekullor mjekësor që i ofron shërbimet më të mira të mundshme në hulumtim, trajnim dhe praktika klinike. Qendra Onkologjike e Qendrës Mjekësore Anadolu i përcjell për së afërmi standardet e kujdesit dhe hulumtimit të kancerit të zhvilluar dhe praktikuar nga Johns Hopkins.

Mjekët e departamentit

 

Rastet e pacienteve

Meso nga eksperienca e
pacienteve tane
Shiqo    Lexo
 

Copyright © 2014
Anadolu Sağlık Merkezi
All Rights Reserved