Departamenti i neurokirurgjisë është ndër departamentet më të avansuara të Qendrës Mjekësore Anadolu, e cila trajton tumore të trurit duke përfshirë ndërhyrje në bazë të kafkës, patologji të rrezikshme vaskulare të trurit si malformime arteriovenoze, kavernoma dhe aneurizmi, çrregullimet e lëvizjes (stimulimi i thellë i trurit për sëmundjen e Parkinsonit), operimi i epilepsisë, hiqja e lezioneve, instrumentimi spinal dhe fuzioni.
Teknika moderne dhe të përsosura mikroneurokirurgjike së bashku me instrumente moderne përfshi sisteme të navigimit dhe neuromonitorimit janë pajisje të rëndësishme në qendrën tonë. Departamenti i neurokirurgjisë është njëra nga pikat e referencës për opinion të dytë mjekësor në raste sfiduese nga e gjithë bota.
Bashkëpunime me radiologë ekspertë (3-Tesla MRI, Multislice CT (256), Angjiografi 3-Dimenzionale, Rezonanca Manjetike Funksionale – MRI dhe Fiber Traktografia, Neuroradiologjia Invazive), Departamenti i Onkologjisë së Hipertrofuar ( Pet CT, CyberKnife, IMRT), departament i Neurologjisë me kualifikim të lartë (Video EEG Monitoring) dhe Departamenti i Patologjisë (të pajisur mirë për diagnostifikime precize) janë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në procesin e trajtimit të pacientëve tanë.
Kujdesi postoperativ i bërë nga një staf i edukuar dhe organizuar mirë është po aq i rëndësishëm.
Departamenti i Neurokirurgjisë në Qendrën Mjekësore Anadolu është e pajisur me teknologjinë e fundit për trajtime të sëmundjeve Neurokirurgjike, përfshirë:
Tumoret e Trurit
Lezionet Vaskulare të Trurit
Operimi i Çrregullimeve të Lëvizjes & Neurokirurgjia Funksionale
Operimi i Shpinës