CyberKnife

Share on

CyberKnife

Trajtimi më i avansuar i kancerit: CyberKnife®
Qendra Mjekësore Anadolu e mban hapin me zhvillimet më të fundit në teknologjinë mjekësore. CyberKnife® është teknologjia më e avansuar e radio-kiurgjisë e cila ofron trajtimin më të sigurt dhe jo-ndërhyrës të tumorëve. Qendra Mjekësore Anadolu u pajis me sistemin CyberKnife® në vitin 2005, duke u bërë qendra e katërt e shëndetit në Europë e cila i ofron pacientëve të vet këtë trajtim të avansuar të kancerit i dizajnuar që ti shkatërrojë tumorët me dëmin minimal shkaktuar indeve përreth. Nëndërkohë ne kemi fituar përvojë të gjerë në këtë fushë dhe përgjatë këtyre viteve i kemi trajtuar me efikasistet qindra pacientë nga mbi 20 shtete.
CyberKnife® është i vetmi sistemi radiokirurgjik që e kombinon një përshpejtues linear, dorë robotke dhe sistem të drejtimit përmes pamjeve. Me precizitetin unik, CyberKnife® mund ti targetojë lezione që janë të paçasshme nga sistemet e zakonshme radiokirurgjike.

CyberKnife® është për trajtim të shpejtë, pa dhimbje dhe jo-ndërhyrës të tumorëve. Kohëzgjatja e trajtimit është dukshëm më e shkurtër, për shkak të dozës së ngritur, shpejtësisë së aplikimit dhe përcjelljes së vazhdueshme të lëvizjeve përmes pamjeve. Sistemi CyberKnife® e bën të mundshëm kursimin nga ndërhyrjet invazive dhe ofron mundësinë e një trajtimi të suksesshëm me saktësi së jashtëzakonshme.

CILAT JANË STAZAT E TRAJTIMIT ME CYBERKNIFE?

Një udhëzues hap-pas-hapi për trajtimin me CyberKnife®
Ekipet tona multidisiplinare e vlerësojnë çdo pacient për CyberKnife® spas protokolëve mjekësor prej fushave të ndryshme të ekspertizës si Onkologjia e Rrezatimit, Neurokirurgjia, Kirurgjia e Përgjithshme dhe Urologjia. Përshtatshmëria për trajtim me CyberKnife® vlerësohet nga një grup punues multidisiplinar i cili merr vendime sipas rasteve.
Procesi i trajtimit me CyberKnife® zgjat disa ditë për hapat e mëposhtëm:
Përgatitja:
Përgatitjet bëhen sipas pjesës së trupit. Nësë trajtimi bëhet në tru, atëhere një maskë termoplastike përgatitet për fytyrën e pacientit dhe lihet termini për CT. Nëse targetohen prostata, pankreasi, mëlqia, mushkëritë apo tumoret e indeve të buta, tri deri në gjashtë markerë vendosen mbrenda targetit. Një shtrat i përshtatshëm prej vakumi përgatitet për pacientët në mënyrë që ai të ndihet rahat.
Planifikimi:
Pas fazës përgatitore, pacienti kthehet në shtëpi, përderisa një plan i trajtimit individual përgatitet për rrezatimin që e targeton tumorin dhe për kursimin e indeve përreth. Mjekët dhe fizikanti mjekësor punojnë së bashku mbi imazhet radiologjike të pacientit për ta zhvilluar planin optimal të trajtimit i cili i përshtatet më së miri pacientit.
Trajtimi:
Data dhe koha e trajtimit vendoset në mënyrë që pacienti të vijë në qendrën CyberKnife®. Seanca zgjat prej 30 minuta deri në dy orë, dhe një pacient mund të kalojë nga dy deri në pesë seanca. Pasi të jeni pozicionuar në mënyrë të rehatshme në tavoline, roboti i sistemit CyberKnife® i kontrolluar nga kompjuteri do të lëvizë rreth jush me kujdes për t’a përçuar rrezatimin në lokacionet e përshkruara në planin tuaj të trajtimit. Në të njëjtën kohë, sistemi CyberKnife vazhdimisht bën radioskopinë tuaj, që japin aty-për-aty infromata rreth lokacionit të tumorit tuaj dhe e lejon sistemin që në mënyrë dinamike ta përcjellë dhe veprojë sipas lëvizjeve të tumorit tuaj. Duhet të ketë së paku 24 orë mes çdo trajtmi. Pacientët mund t’i kthehen rutinës së tyre ditore pas çdo seance.

ÇKA E BËN CYBERKNIFE NJË ZGJEDHJE MË TË MIRË?

  • Kohëzgjatja e trajtimit është reduktuar.

Trajtimi tani kryhet shumë më shpejtë për shak të tavolinës së konvertueshme dhe shpejtësisë së rritur të dhënies së dozës.

  • Nuk ka marker metalik për disa ndërhyrje në mushkëri

Vendosja e markerëve metalik në disa ndërhyrje në mushkëri nuk po i shmangë rreziqet dytësore.

  • CyberKnife® mund ti përcjellë organet në lëvizje gjatë trajtimit dhe ti përshtatë rrezet e veta sipas këtyre lëvizjeve.

CyberKnife® posedon sistemin e përcjelljes IGRT 6D i cili i detekton edhe p.sh. ndryshimet rotacionale karshi lëvizjeve të pacientit përgjatë trajtimit

  • CyberKnife® Radiokirugjia ka më pak efekte anësore se radioterapia e zakonshme

Trajtimi bëhet në mënyrë më efikase edhe për pacientin edhe mjekun, duke ofruar rezultate më të mira.

Mjekët e departamentit

 

Rastet e pacienteve

Meso nga eksperienca e
pacienteve tane
Shiqo    Lexo
 

Copyright © 2014
Anadolu Sağlık Merkezi
All Rights Reserved