Qendra e Transplantit të Palcës së Kockës në Qendrën Mjekësore Anadolu ofron klinikë për pacientë rezidentë dhe të jashtëm, laborator HLA, laborator të hemaferezës, krio-prezervim, dhe laboratorin e procesimit të qelizave. Diagnostifikimi molekular bëhet përmes citometrisë së rrjedhës dhe PCR, të cilat e bëjnë të mundshëm monitorimin direkt të efikasitetit të trajtimit. Specialistët e analizojnë profilin e rrezikshmërisë së secilit pacient dhe i qëndisin programe të veçanta të trajtimit.
Klinika e Transplantit të Palcës së Kockës akomodon 22 pacientë rezidentë. Çdo dhomë e ka një pjesë të hyrjes që e ndan dhomën nga korridori. Është e dizajnuar dhe pajisur për t’a parandaluar çasjen në infektime të mundshme nga anëtarët e stafit të TPK-së. Rrjedhimisht, rreziku i infektimit për pacientët ka rënë dukshëm.
Të gjitha këto dhoma që posedojnë hapësirë të konsiderueshme kanë HEPA filterë që ndalojnë përhapjen e viruseve dhe bakterieve, rrjedhimisht infektimeve që qëndrojnë në ajër. I gjithë reparti ka në posedim HEPA filterë dhe i ofron lëvizje të sigurtë pacientëve jashta dhomave të tyre. Përveç shtretërave të rehatshëm ortopedik, çdo dhomë ka sistem personal të muzikës, TV kabllovik dhe lidhje me Wi-Fi.
Pacientët e mundshëm të transplantit duhet t’i dërgojnë të gjitha dokumentet e mëparshme mjekësore, rezultatet e laboratorit, rentgenët dhe raportet e patologut. Para fazës së ardhshme të ekzaminimeve fizike, pacientët duhet ta ofrojnë historinë e detajuar shëndetësore të familjes. Vendimi për të vazhduar me transplant mirret pasi që specialistët të kenë vlerësuar që tretmani është në dobi të pacientit.
SËMUNDJET E TRAJTUARA ME TRANSPLANT TË PALCËS SË KOCKËS: