Akomodimi

Share on

Akomodimi

Para vizitës tuaj në Qendrën Mjekësore Anadolu, kujdestarët mund të ju ndihmojnë për rezervim të hotelit. Ka hotele të rehatshme afër spitalit që mund të aranzhohen për rehatinë tuaj.
Qendra Mjekësore Anadolu mund të ofrojë akomodim në kampus ekskluzivisht për pacientët ndërkombëtarë dhe përcjellësit e tyre në dhoma cilësore me hapësirë të mjaftueshme.

Anadolu Titanic Comfort Hotel.

Me 75 shtretër, ky është solucioni ideal për pacientët dhe mysafirët e tyre e Qendrës Mjekësore Anadolu. Një hotel i rehatshëm me 5 yje, për të qenë afër më të dashurve tuaj.

I ndërtuar në linjë me konceptin  “boutique hotel” mbrenda kampusit të Qendrës Mjekësore Anadolu, ky kompleks i ofron klientëve një qëndrim të rehatshëm me pamje të mahnitshme të detit dhe pyllit.

Para ardhjes tuaj në Qendrën Mjekësore Anadolu, kujdestarët mund të ju ofrojnë ndihmë për rezervimin tuaj të hotelit.

41 dhomat e cilësisë më të lartë janë dizajnuar për t’iu përgjigjur nevojave të mysafirëve gjatë qëndrimit të tyre. Përveç dhomave standarde, të gjitha me pamje nga pylli apo deti, hoteli posedon 8 suita për qëndrime më afatgjate. Dy prej këtyre dhomave janë të dizajnuara për mysafirë me nevoja të veçanta. Suitat posedojnë kuzhinë, dhomë të ditës dhe dhomë gjumi me dy hapësira të mëdha.

Restorani “A la carte’’  në Anadolu Titanic Comfort Hotel është krijuar për ti ofruar pacientëve dhe familjeve të tyre një përzgjedhje të pasur me ushqime. Përveç ushqimeve nga kuzhina Turke dhe Botërore, pacientët mund të zgjedhin ushqim prej menyve “organike” dhe “dietale” të përgatitura për ta.

 

Rastet e pacienteve

Meso nga eksperienca e
pacienteve tane
Shiqo    Lexo
 

Copyright © 2014
Anadolu Sağlık Merkezi
All Rights Reserved